Një rast sa i çuditshëm aq edhe komik, është dërguar nga Policia në prokurori, ndërkohë që krime të rënda po ndodhin dita ditës në vend, por që kanë mbetur pa autorë.
Ngjarja ka ndodhur në 3 prill në vitin 2019 në fshatin Fushë-Mamurras të rrethit Kurbin.
Por çfarë ka ndodhur?
Një pulë është vjedhur në kasollen e një banori në këtë fshat.
Policia nuk e ka zgjidhur vetë këtë shkelje, por e ka referuar në prokurori.
Sigurisht edhe vjedhja qoftë edhe e një pule është krim, por kur gjithçka ndodh në një periudhë kur rrëmbehen dhe zhduken njerëz, një ngjarje e tillë nuk ka se si të mos shkaktojë të qeshura. /abcnews
Loading...