Albert Vërria hulumutim të botës antike dhe mistike me gjuhe filozofike – Nga Gëzim Llojdia

Albert Vërria hulumutim të botës antike dhe mistike me gjuhe filozofike

Gëzim Llojdia

1.
Aristoteli kumton në këtë mënyrë te Metafizika: “Të gjithë njerëzit për nga natyra, dëshirojnë të dinë”.Albert Vërria ,është një ndër artistët e mëdhenj të ekranit në Shqipëri , nuk e braktisi artin e kutisë magjike, por ishte ekonomia e tregut që u imponoi artistëve rrugë të tjera për bërjen e filmit. Njihet fakti, që në 23 vjetet e tranzicionit,ku bërja filmit u rrudh deri sa tash ajo është në limitin e fundmë të saj,për një artist të bësh filma në kohë tranzicioni si ky i Shqipërisë do të thotë shkoqur:”Të bësh dashuri në kohë të kolerë”. Mirëpo duke njohur relacionin filozofi – art një dijetar turk ka shkruar: A thua na kumton gjë arti apo artisti kur i shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij në mënyrën që çdo kush do të mund ta kuptonte? Me fjalë të tjera, ç’lloj njohjeje është ajo që na shtron artisti, më mirë thënë, a është ajo një njohje? Ky pasazh i kumtohet më së miri punës që bënë artisti Vërria.
Albert Vërria ne një mision tjetër dhe i ndihur pozitivisht nga “Mesazh paradoksal” i rikthehet për të nxjerr një vepër me karakter,artistik po dhe filozofik. Vepra artistike, për dallim prej shkencës po bile edhe prej filozofisë, ne nuk na kumton asgjë që ka të bëjë me botën e cila perceptohet në mënyrë normale, apo me botën objektive. Arti, ne na tregon botën e artistit, të vërtetën e tij. Kjo “e vërtetë”, gjithsesi, nuk është objektive apo universale, ashtu siç nënkuptohet në shkencë dhe në filozofi. Kjo është një e vërtetë subjektive dhe personale. Nga ana tjetër, qëllimi kryesor i artistit zaten nuk është të na thotë ne diçka, por të na sugjerojë, inspirojë një gjë apo të na zgjojë një send, sidomos një ndjenjë, një emocion. Prandaj dhe gjuha e tij, bile edhe në momentet kur më së tepërmi i afrohet gjuhës së shkencës apo të filozofisë, nuk është një gjuhë normale ashtu siç e njohim ne, është një gjuhë e veçantë.
2.
I motivuar është një artist që edhe në kohë të trazuara si tranzicionit shqiptar 23 vite ,gjen vend për të shfaqur idetë e tij ndërsa “kandili i ti” punon dhe “djeg karburantin”e tij të pashtershëm. “Deshifrimi” është më së paku një vepër artistike dhe filozofike ku Albert Vërria qe tashme nuk jeton me,shfaq aftësitë si dhe njohurit u prezantua 6 vite me pare, jo më si artistë në celuloid,por një artistë i penës,që laton dhe nxjerr xhevahire,një njeri që ka bagazh të madh,njohuri të cilat i kishte fituar nga dy burime:Njohja e thellë e gjithçkaje,që ekziston dhe leximi çdo ditë,që nga dukurit misterioze deri tek të panjohurat e fundit të galaktikës.Motivi kryesor ,që qëndron pas kësaj është ai, që më së miri e ka sintetizuar Sokrati “Nuk meriton të jetohet një jetë e pahulumtuar, e paanalizuar dhe e pamenduar”.

3.
Mbetet enigmë përse kjo bota jonë ,kërkon ti fshehi në brendi të vet diamantet ?Kësaj pyetje, larg e më larg e ka bërë edhe artisti,Albert Vërria kur në “Deshifrimi”, shqyrton formula të fshehtësisë. Ndonëse në pamje është e pangjashme me asgjë .Albert Vërria ka shkruar kështu tek kapitulli :”Në planetin X:Në brendësi të botës nëntokësore një tufë papirusesh gjeta dhe i shikoja i bërë gjithë sy,kur befas i mbuloi një mjegull. Si mjegull e dendur u shpërnda nuk e di se si. Në dorë pa papirues mbeta,u çudita e me vete thashë:Si ka mundësi?!…Artisti Albert Vërria , nis e tjerr një histori sa të çuditshme aq edhe enigmatike,sa filozofike aq edhe artistike, por të ndërtuar me strukturën e vargut të lirë. Çfarë sintetizon ideja autorit?
Rruga, që nuk të shpie te drita, nuk është dije. Rrugëtimi i njerëzimit drejt dijes ka sjell progres dhe zhvillim të njerëzimit. Prandaj autori përmendë një ndër gjenit siç ishte Ajshtajni. Autorë të tjerë sollën botën e sotme në këtë pikë zhvillimi. Përse ngulmon autori drejt kësaj rruge, që më së shumti shqyrtohet me rrugë mistike?Sepse dija është e thellë dhe marrja e saj përshkruhet nëpërmjet mundimit. Edhe historia, që tjerr autori Albert Vërria,Artist i Popullit, i cili solli 6 vjet me pare për lexuesit një vepër filozofike ,artistike me synimin, që dija që ai ka akumuluar ndër vite me punë,lexim,meditim shpirtëror një lloj asketi ti jepet njerëzimit për të treguar udhën e të vërtetës. Drita.Kahu i saj,agimi i paperëndueshëm. Ndriçimi i mendjes së njeriut është ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Çfarë portash ka kërkuar të hapi ky autor?Të gjitha portat,që duheshin hapur, të gjitha urat,që kishte shtruar njerëzimi për të kërkuar dijen. Gjetja e papiruseve në nëntokë,pra jo pak një tufë zë fill si rrëfim dhe çfarë shkruhet në ato formate të zverdhura ,këtë askush nuk e di. Në të vërtetë,shumë papirues të zbuluar kanë shërbyer si dëshmi të mëdha për njerëzinë. Mirëpo për të kryer zbulime të mëdha duhet kërkosh kudo dhe në gjithçka. Nëntoka ruan thesare te fshehta ,aq sa edhe mistere. Autori hedh sytë nga ftohtësia e katakombeve të ftohtë,ku ndriçonte ora e territ,atje mund të dremisnin ata,që s`kishin ndonjë punë të madhe për të bërë. Ata, që Dantja,“babai“ i„Komedisë Hyjnore“ i kishte perifrazuar trishtueshëm: „Lusciate,ogni speranza voi chentrate“,d.m.th.:“ju që hyni këtu, lani duart nga çdo shpresë“. Mirëpo a është pikërisht kështu:Në këtë vend autori zbulon një tufë papiruse,çfarë shkruhet në ato formate të zverdhura,këtë askush nuk e di. Në të vërtetë,shumë papirues të zbuluar kanë shërbyer si dëshmi të mëdha për njerëzinë .Çfarë ngjet nëse shumë thesare të zbuluara zhduken? Krimi më i shëmtuar në dëm të njerëzimit është bërë djegia e bibliotekës së Aleksandrisë kur romakët u shtrinë sundimin mbi qytetin djep të diturisë,thotë Vërria. Një kapitull më vetë i kushtohet këtij krimi të shëmtuar. I mbajtën si thesare të çmuar sa erdhi koha për ti nxjerrë në dritë,fragmente lashtësie, shkëndija diturie ,qytetërimesh mijëra vjeçare .
Merrni dhe lexoni ç’na ka mbetur dhe më besoni, s’kam bërë asgjë tjetër,veç deshifrim dokumentesh të vjetra në papiruse mbetur…Kjo është gjuha, që ka shprehur një artist i madh i skenës,por që kuptohet për njohurit, që ka pasur akumuluar mund të thuhet se ishte një erudit,një filozof , që njeh dhe mediton, për dukurit ,që i kanë shkaktuar dhimbje njerëzimit.
4.
Gjuha e engjëjve dhe kumti i artistit. Por çfarë janë engjëjt?Të shumë ëndërruarit. Një përshkrim për ata e bëjnë librat e shenjtë. Janë krijesa prej dritë,flasin librat e shenjtë. Ata nuk shfaqen ngase duan të mbeten përjetësisht të padukshëm. Engjëjt janë “vizitorë të ëndrrave tona”.Engjëjt janë lajmëtarët e fateve të pathënë. Por engjëjt janë real,përtej horizonteve tona. Madje, thonë se engjëjt kanë edhe krahë. Albert Vërria sic duket i ka njohur mjaftë mirë konceptet me të cilat është ndeshur njerëzimi ndër kohërat. E mira e keqja, djalli,engjëlli,lufta e tyre e përhershme. Kjo botë përtej reales njihet nga engjëjt , komunikimin i tyre me realitetin tonë: është gjuhë engjëjsh.
I gjithë realiteti i robëruar është agjenci lajmesh me gjuhë eteri. Të gjithë kanë orë shpirti,por ora e Albertit e ndjen ardhjen e engjëllit,ose e dëgjon mesazhin e tyre .Ora e engjëjve është ora e kuptimit të gjuhës së fjalëve të pathëna,nga engjëjt qiellor. Jo pak herë autori i është drejtuar hapësirës kozmike për të gjetur strehën e tyre në gjithësi,atje ku është dielli i paperëndishëm dhe ai është drejtuar si një studiues ,jo si fetar sepse engjëjt luajnë rol të padukshëm në jetën tonë.Atje sot gjendet shpirti i tij.
5.
Autori ka njohuri të habitshme nga bota, që na rrethon. Dhe këtë botë autori e përshkruan si një studiues, jo si një vizitor duke marrë nga gjithësia e botës reale të veçantën e saj. Historia e njerëzimit e grish autorin ,për të sjell të dhëna të tjera parë në një aspekt tjetër dhe mënyrë tjetër. Homeri apo Odiseja dhe më tej lufta e famshme e Trojës. Mos harro se Greqia, ka pasur njerëz të zgjuar, shkruan Vërria dhe është e vërtetë kur kujtojmë shkollën e Miletit ,p.sh. Mirëpo autori ka hedhur sytë edhe nga pellazgia.
Në këtë vepër të A.Vërrisë citohen këto vargje .Ja si ka shkruar autori:Po për pellazgët keni dëgjuar? Posi unë di edhe pellazgjishten ,di ta flas,sepse ajo gjuhë nuk është shkruar. Pellazgët ishin endacakë,po të kishin njerëz të zgjuar ajo gjuhë, jo vetëm e folur,po edhe e shkruar. Historia na tregon mjaftë ngjarje,por mjegullina, që u rrek nuk i mbuloi dot. Troja p.sh ka mbetur në historinë e njerëzimit edhe pse luftëra të tjera kanë kryer tragjedia njerëzore në tokë. Në mitologjinë greke,shkruhet te wikpedia :Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Akejtë (grekët), pasi Paridi (Princi i Trojës) mori Helenën nga Menelau, bashkëshorti i saj, mbreti i Spartës. Lufta është ndër ngjarjet më të rëndësishme në mitologjinë greke dhe është transmetuar në shumë vepra të letërsisë , duke përfshirë “Iliadën” dhe “Odisenë” nga Homeri. Iliada lidhet me një pjesë të vitit të rrethimit të Trojës, ndërsa Odisea përshkruan udhëtimin e Odiseut në shtëpi, njërit nga udhëheqësit e fundit të Akejve.
6.
Artisti dhe krijimi. Albert Verria eshte njohur nga shqiptarët si ikone e artit dhe e kulturës bashkëkohore tashme ka vendin e vet ne teatrin dhe kinematografinë si mjeshtrit e mëdhenj: Mihal Popi, Naim Frashri, Sander Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika,Violeta Manushi.
Albert Verria bën hije në dy shekuj, por vepra e tij ne fushën e aktrimit do kapërcej kufijtë e imagjinatës, pa harruar se fusha ku ai u end prej disa vite ne fund te jetes se tij,quhet arti i të shkruarit shqip me vepra artistike si botimi i parë:”Rrëfimi paradoksal” dhe me: ‘Deshifrimi”.

Loading...