Del emri i këngëtares tallava me makinën e të cilës u mor peng Jan Prenga

Gjatë hetimit për pengmarrjen e Jan Prengës, policia ka gjetur edhe një automjet te vjedhur që ishte përdorur nga pengmarrësit.

Mësohet se makina i përket një këngëtareje me emrin Kaje Tufa ose Rustemi. Rustemi është e njohur në botën e muzikës tallava, në lokalet e natës.

Topchannel raporton se makina e saj është vjedhur natën e tërmetit dhe ka ridalë dy muaj më pas nga hetimi për të gjetur Jan Prengën.

Kujtojmë se u morr peng në datën 17 janar, ku mësohet se dy persona e morën më dhunë viktimën dhe e futën në një makinë të vjedhur. Autorët më pas janë drejtuar për në Kompleksin Golden në Shijak, aty ku autorët kishin menduar që ta mbanin peng të rrëmbyerin, por e kanë ekzekutuar.

Policia ndaloi pesë persona të akuzuar për pengmarrjen por ende nuk ka gjetur trupin.JOQ

Loading...