Lakuriqët besohet të jenë shkaku i koronavirusit vdekjeprurës nga Kina, pasi shkencëtarët zbuluan se virusi është 96 për qind identik me atë që gjendet tek kafshët.
Kështu shkruan gazeta e madhe angleze “Daily Mail”.
Virusi, i cili ka vrarë 362 njerëz deri më tani, besohej se ishte transferuar te njerëzit nga kafshët, por identifikimi se cili prej tyre ishte një sfidë më vete.
Duke përdorur mostra nga shtatë pacientë me pneumoni të rëndë, të shkaktuar nga koronavirusi, shkencëtarët kanë gjetur ngjashmëri të habitshme me koronavirusin që gjendet te lakuriqët.
ADN-ja është gjithashtu 79.5 për qind identike me koronavirusin vdekjeprurës të SARS-it, i cili sugjeron se vaksinat që u përdorën për të, mund të ndihmojnë në këtë epidemi të shkaktuar nga virusi aktual.
Rastet globale janë rritur mbi 17.450, më e lartë se sa rastet e regjistruara të virusit SARS, që vranë rreth 800 njerëz në vitet 2002 dhe 2003.
Shkencëtarët theksojnë se, edhe pse burimi ende nuk është deklaruar zyrtarisht, se nga cila kafshë është shkaktuar shpërthim i epidemisë së kohëve të fundit në Kinë, ekspertët kanë konfirmuar se tregu kafshëve me shumicë në qytetin Wuhan është shkaktari.
Një qendër e kafshëve të gjalla duke përfshirë koalat, minjtë dhe këlyshët e ujqërve ishin të disponueshëm në Huanan Seafood Market në Wuhanin qendror, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.
Ndërsa shumica e hulumtimeve kanë vendosur theksin te lakuriqët, hulumtimet në Universitetin e Pekinit kanë përcaktuar gjarpërinjtë si ‘rezervuarin’ më të mundshëm të virusit që përhapet me shpejtësi.