Sipas Vasilit, reforma në drejtësi u ndërmor për të pasur një drejtësi të pavarur nga politika dhe aq më pak nga qeveria.
Ai tha se është vetë Rama që e ktheu Shqipërinë në një lavatriçe të parave të pista.
“Është Edi Rama e ktheu Shqipërinë në lavatriçe e parave të pista. Aq sa Këshilli i Europës e riktheu Shqipërinë në monitorimin e parave të zeza, parave të pista. Nga një monitorim nga i cili Shqipëria kishte dalë me vite si një vend që nuk e kishte më këtë problem.
Pra çështjen e parave të pista e riktheu sërish Edi Rama. Njëkohësisht, për shkak të kësaj qeverisje Shqipëria është një nder tre vendet më të korruptuara të globit. Me Sierra Leone dhe vendet e Afrikës të cilët dihet se në ç’nivele mizerabël demokracie dhe funksionimit të shtetit të së drejtës ekzistojnë.
Dihet më së miri sepse Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të zezën mbi të bardhë që Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës u kthye në bazë të krimit të organizuar për aksione nga SHBA, Amerika Latine, Lindjen e Mesme, Europë.
Pra, është fare e qartë si drita e diellit që njeriu që mbodhi krimin, jeton me krimin, përdor krimin, ndan paratë me krimin, ndan fondet publike e shtetërore me krimin nuk mund të jetë ky që mund të luftojë krimin.
Dhe aq më pak ta ushtrojë këtë me instrumente anti-ligjore, anti-kushtetuese dhe që i kundërvihen reformës në drejtësi,”-u shpreh Vasili.