Dita ditës, ai shfaqet në takime informale me qytetarë, duke i përqafuar, përshëndetur dhe bashkëbiseduar.
Nën hashtagun “po të dëgjoj” Basha ka postuar videon e radhës teksa shihet duke biseduar me qytetarët.
Ai në bisedë e sipër pranon se ka bërë gabime të kaluarën e tij por edhe se do t’u shërbejë qytetarëve me besnikëri.
“Kudo që shkoj me këdo që flas, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra: mundësi, punësim, shëndetësi dhe arsim të denjë, zbatim të ligjit, një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon. Si çdokush dhe unë kam të metat e mia dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve, se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do t’ju shërbej dhe se gjithmonë do t’ju vë ju të parët”, thotë Basha.