Ja me cfarë u shërua Anglezi që u prek nga koronavirusi (foto)

Britaniku i parë që u prek nga koronavirusi në Wuhan të Kinës, pretendon se e mposhti sëmundjen vd.ekjeprurëse vetëm me Whisky të ngrohtë dhe mjaltë.

Ai refuzoi të përdorte antibiotikë dhe çdo lloj kurimi tjetër.

Connor Reed, një mësues 25-vjeçar nga Uellsi, u go.dit nga virusi rreth dy muaj më parë.

Ai shkoi menjëherë në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe një kollë të fortë.

Reed u shpreh se kishte përdorur aparat që e ndihmonte të merrte frymë dhe se kishte pirë Whisky të nxehtë me mjaltë, derisa u përmirësua. Ai tha se kjo është një kurë e dalë mode, por që funksionoi.

Djali shton se refuzoi të merrte antibiotikët që i dha doktori, pasi nuk i pëlqejnë ilaçet. 25-vjeçari Reed kishte tre vjet që jetonte në Kinë dhe gjashtë muajt e fundit jetonte në Wuhan.

Loading...