Në një takim me mbi 300 shqiptarë në New York, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka premtuar rikthimin e të rinjve që kanë emigruar në Shqipëri.
Ajo theksoi se partia e saj po përgatit një program që do t’u mundësojë të gjithë shqiptarëve që kanë emigruar të kthehen e të kontribuojnë për vendin e tyre.
“Super brain mund ta quajmë apo si të doni por ne duhet të bashkohemi të gjithë që të ngremë në këmbë Shqipërinë dhe t’i rikthejmë asaj rininë e ikur t’i rikthejmë buzëqeshjen dhe freskinë që po i mungon.
Në duhet të heqim taksimin e dyfishtë, për investimet amerikane aq më shumë kur janë shqiptaro-amerikane pra të mos paguhet dy herë taksa dhe në Amerikë dhe në Shqipëri, sepse në fund të fundit Shqipëria nëse e vendos taksen zero ajo fiton investimin krijohen vende të reja pune sjell teknologji të përparuar dhe kemi “More America in Albania”.
Sa më shumë investime shqiptaro-amerikane të ketë në Shqipëri sa më prezent të jetë investimi amerikan, shtetasit amerikan dhe Amerika do të jetë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë”.
Kryemadhi zhvilloi gjithashtu dhe një vizitë në Qendrën Amerikane në NeW Jersey ku mësojnë shqip fëmijë shqiptarë të lindur në Amerikë” tha Kryemadhi