“Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Wuhanit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”, tha Francis Boyle, profesor në universitetin e Illinoisit.
Në vitin 1989, Boyole ka redaktuar aktin kushtetues për armët biologjike, që është Ligji kundër terrorizmit të armëve biologjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai thotë se koronavirusi është një armë shumë e fuqishme vdekjeprurëse dhe që është ndërtuar në një laborator të sigurisë së lartë në Wuhan.
Sipas ekspertit, Qeveria e Kinës është përpjekur fillimisht ta mbulonte rastin, ndërsa tani po adopton masa drastike për të frenuar epideminë. Qëndrimi i profesorit amerikan është në kundërshti të plotë me versionin zyrtar, se virusi vdekjeprurës është shpërndarë në një treg lokal të Wuhanit.
Por ky version zyrtar është kundërshtuar edhe nga ekspertë të tjerë të fushës që bëjnë me dije se vetëm 66% e rasteve fillestare me të infektuar kishin vizituar tregun lokal.