Kjo studente u zgjua me kokën e deformuar pas këtij gabimi

Një vajzë e re është zgjuar me kokën e deformuar pas një tentative të saj për t’u kthyer nga bjonde në brune.

Estelle, 19 vjeç, studente nga Parisi ka pësuar alergji nga kimikati PPD që gjendet në 90% të bojrave të flokëve.

Alergjia filloi me kruarje dhe më pas gjatë natës koka e saj është fryrë. 19-vjeçarja u zgjua në mëngjes e tmerruar.

Ajo tha se gjuha filloi t’i zmadhohej dhe nxitoi në spital kur perimetri i kokës i shkoi në 63 cm në vend të mesatares 56.

E reja tregoi se në vend që të priste 48 orë për të lyer flokët siç rekomandohet, e aplikoi bojën pas 30 minutash. /Lajmifundit.al

Loading...