Të jesh femër në Shqipëri sigurisht që duhet të jetë një dhimbje, ndoshta më e madhja dhimbje njerëzore!

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!

Ne nje shoqeri qe eshte dhunuar aq shume sa sot nuk ka me fuqi as te ngrere ze, te mendoje apo aq me pak, aq me pak, te veproje per ndryshimin, per te drejten e dinjitetit njerezor te dhunuar sistematikisht, sigurisht qe pasojat e gjithe kesaj dhune do shfaqen me tmerrin e tyre dhe makrabitetin e tyre, tek pjesa me e pamundur e pambrojtur e saj: Femra!
Jemi nje shoqeri qe pjell krim ne cdo qelize te saj!

Lajmet cdo dite hapen me ngjarje te zeza dhe te ndyra, si prej frontit te nje bote ku popullojne qenie te ulta te padenja ta gezojne jeten.

Disa vriten, vetvriten dhe tentojne vetvrasjen, te tjere vrasin, grabisin e vjedhin, ca te tjere sigurojne jetesen me trafik droge.

Neper semaforet e Evropes mbi 45 mije prostituta Shqiptare, papunesia eshte ulur kembekryq se bashku me mjerimin, “liderat” shkelqejne ne nje lufte debilash dhe idiotash, militantet si minjt i brohorasin, dhe pjesa tjeter hesht e lebetitur. I gezohet ceremonive hipokrite pas te cilave kerkon te fshihet maskarada dhe ndyresia e pushtetit.
Dreqin, vendi im, dreqin!
Merremi me yjet kur vete jemi te zhytur deri ne fyt ne lluce. Lluce qe vete ja prodhojme vetvetes me heshtjen tone, indiferencen tone!/Arben Abazaj

Loading...