Mjekët deklarojnë vdekjen 20-vjeçarit shqiptar/ I ra infarkt duke luajtur futboll me shokët

Mjekët kanë raportuar vdekjen e Adriano Nika, 20-vjeçarin nga Zero Branco, i cili të dielën u godit nga një atak në zemër, teksa po luante futboll me shokët e tij në Treviso.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital, teksa edhe pse nën kujdesin intensiv të mjekëve, mungesa e aktivitetit neurologjik i ka dhënë fund shpresave të familjes dhe miqve.

Sipas asaj që është konstatuar, Adriano vuante nga probleme të zemrës dhe shmangte përpjekjet e sforcuar.

Pasditen e së dielës ai kishte shkuar të luante futboll në shoqërinë e miqve të tij të zakonshëm kur u ndje keq.

Ndërhyrja e menjëhershme e shokëve që e kishin parë papritur atë të rrëzohej në tokë ishte sa për ta mbajtur ende në jetë..Pas manovrës së parë të ringjalljes, 20-vjeçari u transferua me helikopter në spitalin e Trevisos.

Gjendja e tij ishte dukur shumë serioze menjëherë, por askush nuk e priste një përkeqësim të tillë drastik dhe të papritur. Mjekët e “Ca Foncello” tashmë deklarojnë vdekjen e të riut, të lindur nga prindërit shqiptarë.

Loading...