E rëndë në Berat, çifti i të moshuarve hidhet nga kati i 8

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i tetë i një pallati. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti i të moshuarve, Kujtim dhe Këze Agalliu, ka gjetur vdekjen. Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që ata janë hedhur nga lartësia, e cila ka rezultuar fatale.

Deri më tani nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanve.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...