Rama/ Shqipëria do t’i injektojë një ritëm të ri në promovimin e rolit të grave në proceset e Paqes

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për prioritetet që ka Shqipëria në marrjen e kryesimit të OSBE-së.

“Në rajonin e OSBE organizata jonë luan një rol kyç në paralajmërimin dhe sëbashku me fazat e ciklit të konfliktit. Të frymëzuar nga 20 vjetori i miratimit të rezolutës të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të bashkuara 13/25, Shqipëria do t’i injektojë një ritëm të ri në promovimin e rolit të grave në proceset e Paqes.

Në fakt unë e di personalisht në qeverinë time sesa efektiv është kontributi i drejtueseve gra dhe shpresoj që kjo dosje do të jetë një prej bashkëpunimeve të rritura mes Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së.

Mundësi të tjera për përforcimin e përpjekjeve të ndërsjella do të jenë lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndërtimi mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me zyrën e OKB-së kundër terrorizmit si dhe trajtimi i krimit të organizuar dhe transnacional, në bashkëpunim me zyrën e OKB-së kundër drogës dhe krimit.

Përparësia e dytë e Shqipërisë është zbatimi i angazhimeve tona, instrumente dhe institucione të OSBE-së janë thelbësore për të garantuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ndikimi i tyre shtrihet përtej rajonit tonë dhe sjell përfitime në komunitetin më të gjerë ndërkombëtar. Promovimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, garantimi i të drejtave të pakicave ndërkombëtare dhe lufta ndaj dhunës kundër gruas janë prioritetet tona kryesore dhe emergjente.

Çuarja para e mirëqeverisjes është një sfidë tjetër e kohëve tona. Korrupsioni gërryen vetë themelet e qeverisë sonë dhe është një kërcënim madhor ndaj stabilitetit dhe prosperitetit dhe për këtë arsye Shqipëria do të promovojë përpjekjet e OSBE-së në luftën kundër këtij fenomeni dhe do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë kundër korrupsionit në Tiranë.

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një tjetër sfidë.

Ne kemi për synim të vendosim si përparësi luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe armëve të lehta dhe të shkatërrojmë tepricën e stokut të municioneve.

Organizata jonë shkëlqen edhe në kundërpërgjigje ndaj sfidave që po shfaqen si sfida të sigurisë kibernetike.

Përparësia e tretë është dialogu. Disa mund të thonë se dialogu është qëllimi fundor i OSBE-së dhe ndarja në rajonin tonë e tregon se sa shumë kemi nevojë për të. Këtë vite është përvjetori i 30-të i Kartës së Parisit për një Evropë të Re, për të promovuar trashëgimin e saj unë do ta bëj angazhim personal avancimin e dialogut midis shteteve të OSBE-së dhe brenda e midis shoqërive tona.

Në kryesim të OSBE, ne do të frymëzohemi nga tradita jonë e tolerancës dhe respektit” – tha Rama.

Loading...