Mjeku kinez i cili ishte i pari që paralajmëroi vendin për koronavirusin, ka humbur jeten ditën e sotme. Li Wenling, 34 vjeç ndërroi jetë pikërisht nga kjo sëmundje që ka goditur Kinën.
Më 30 Dhjetor, Li Wenliang hodhi një ‘bombë’ në grupin e çatit të shkollës së tij mjekësore, ku tha se 7 pacientë nga një treg lokal me ushqim deti ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS.
Videomesazhi qe ai ndau në rrjet, paralajmëroi përhapjen e një epidemie, edhe pse thirrja e tij nuk u dëgjua.
Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte koronavirus një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes.
Menjëherë pasi ai postoi mesazhin, Li u akuzua për shpifje nga policia e Ëuhan. Deri tani virusi ka marrë të paktën 425 jetë dhe ka sëmurë më shumë se 20,000 njerëz globalisht, përfshirë Li.