Basha/ Nuk ka shëndetësi falas. Nuk do të ketë shëndetësi falas

Gjatë bisedimit live me qytetarët në Facebook, kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur edhe për shëndetësinë dhe për premtinin e qeverisë për shërbim shëndetësor falas.

Sipas lideri të opozitës, kolapsi në shëndetësi është kriminal, ndërsa shtoi se vjedhjet më të mëdhaja bëhen me koncensionet.

Pyetje: Ka një vit që po kërkoj ilaçin për të kryer një protezë, por ministria e shëndetësisë thotë se nuk ka. Kthejani shpresën vendit se morëm fund si vend!

Kolapsi në shëndetësi është kriminal. Duhet ta dini se shqiptarët harxhojnë më shumë për shëndetin se sa qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por ka një cilësi shëndeti deri në dhjetë herë më pak. Pse? Sepse këto para vidhen dhe shpërdorohen. Vjedhja më e madhe bëhet me koncensionet dhe koncensionet, të ashtuquajturat koncensione, aferat më të tmerrshme korruptive të shëndetësisë siç janë: Sterizilimi, Check Up, Laboratorët dhe çdo koncension tjetër në Shqipëri janë thellësisht korruptive dhe duhet që një për një të merren nën lupë, të shqyrtohen, të anulohen dhe këto para ti kalojnë shërbimit shëndetësor. Edhe kjo nuk do të mjaftojë. Do të na duhet një reformë e thellë e shëndetësisë shqiptare, e cila nis me një përpjekje për ti mbajtur këtu mjekët e infermierët. Duke rritur rrogat e tyre. Duke u dhënë dinjitetin dhe sigurinë që meritojnë, duke u dhënë kushtet për të punuar dhe duke iu kërkuar llogari pastaj deri më një për kujdesin që tregojnë ndaj pacientit. Shumë shpejt platforma jonë për shëndetësinë do të jetë e gatshme për tu shpalosur dhe për tu bërë pjesë e diskutimit, mendimeve, sygjerimeve, natyrisht edhe pikëpamjeve tuaja.

Pyetje: Shëndetësia falas që premtoi Rama, kur do të bëhet?

Lulzim Basha: Nuk ka shëndetësi falas. Nuk do të ketë shëndetësi falas. Në asnjë vend të botës nuk ka shëndetësi falas. Vendet që premtojnë shëndetësi falas, janë diktatura dhe vende ku parametrat e shëndetësisë janë të tmerrshëm, ku vdekshmëria foshnjore është më e larta. Si mund të ketë diçka falas në këtë botë?! Gjithçka ka një kosto. Ajo që ka rëndësi, është që të kuptojmë që edhe shqiptarët, paguajnë shumë, por vetëm një pjesë e kësaj shkon tek shëndetësia. Një pjesë vidhet nga fondet shtetërore, një pjesë paguhet nën dorë, siç i themi ne ryshfet. Një pjesë shkon për bileta avioni, shkon për shpenzime qëndrimi sepse nuk kanë mundësi ti kurojnë këtu dhe i çojnë jshtë shtetit. Një pjesë tjetër shkon në sektorin privat. Por shqiptarët paguajnë më shumë për frymë për shëndetin seç paguajnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Pra na duhet një reformë e sistemit që duhet të nisë me vetëdijësim: nuk ka gjë falas, çdo gjë e ka një kosto. Që nga kontrolli tek mjeku i familjes, që nga operacioni më i thjeshtë e deri tek bypass-i, çdo gjë e ka një kosto. Të kostohet gjithçka, të financohet gjithçka në mënyrë transparente dhe duke garantuar konkurrencën. Këto janë parimet mbi të cilat do të ndërtojmë një sistem shëndetësor i cili si fillim do të jetë të paktën po aq efiçent sa në Maqedoninë e Veriut.

Loading...