Alketa Vejsiu në Sanremo/ Kjo është pika më e lartë në karrierën time

Alketa Vejsiu u ngjit sonte në skenën e madhe të festivalit të muzikës “Sanremo”.

Moderatorja shqiptare po prezanton natën e tretë të festivalit italian bashkë me të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Ëndrra e madhe më në fund u bë realitet dhe Alketa përfitoi nga mundësia për të treguar aftësinë e saj më të madhe, prezantimin para një publiku të rëndësishëm.

Prezantuesja shqiptare nisi të flasë pushim, duke i lënë të gjithë gojëhapur.

Kjo ka detyruar edhe prezantuesin Amadeus që me humor të kritikojë Alketën: “Si ka mundësi që flet kaq shumë?!”

Emocionet duket se kanë bërë të veten, pasi Alketa zbriti shkallët dy herë. Me grim të theksuar, fustan ngjyrë rozë me detaje me shkëlqim të kombinuar me aksesorë, Alketa dukej tejet atraktive.

Alketa që kur mori ftesën zyrtare për të prezantuar në “Sanremo” është shprehur e emocionuar duke deklaruar se kjo është një nga ëndrrat e saj më të mëdha.

Loading...