Zbulohet amaneti i Nexhmije Pagarushës, i firmosur 17 vite më parë, me emër e firmë

Me emër e firmë, një kolazh këngësh nga një tjetër zë i madh i muzikës shqiptare Ilir Shaqiri ditën e varrit.

Ky është amaneti i të madhes Nexhmije Pagarusha që sot i tha lamtumirë shqiptarëve fizikisht por emri i saj dhe zëri i saj do të jetojë përjetë.

Në një letër me kokë “AMANET”, të siguruar nga “BalkanWeb”, Nexhmija kërkonte që 17 vite të shkuara që kur të vdiste, atë natë të vihej tek varri i saj CD me këngët e Ilir Shaqirit të albumit “Lugina e dashurisë”. Më pas ky vullnet i saj do të firmosej për t’u përcjellë vite të tëra më pas. /BW

Loading...