Të tjera detaje të forta kanë dalë nga vrasja me thikë e Manjola Cukos nga i shoqi i saj, Lulzimi, ngjarje kjo që tronditi vendin.
“Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë”, kanë qenë fjalët e tij në një telefonatë të bërë nga Lulzimi disa minuta para mesnatës së 1 Shkurtit. Ka qenë kunata e tij e cila është tronditur nga kjo telefonatë dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Lulzim Cuko deklaroi në polici se gruan e vrau për shkaqe xhelozie pasi ajo ishte e re dhe e bukur, si dhe mendonte se ajo e tradhtonte. Autori i krimit makabër jetonte prej vitesh në Greqi.
Por familjarët e viktimës i hedhin poshtë këto deklaratat duke fajësuar vëllain e Lulzim Cukos. Sipas tyre, ai ka qenë shkaktari i sherreve pasi donte që Lulzimi të jetonte në Greqi me familjen, me qëllim që shtëpinë ta mbante për vete
Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët.
Por sherri dhe debatet kanë nisur rreth orës 21:00.
Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme.JOQ