20 JANAR 1944 – 20 JANAR 2020
NË KUDRIN E RUBRIKËS: “TË NJOHIM DËSHMORËT E KALLARATIT”, LE TË NJIHEMI ME JETËN E DËSHMORIT TË ATDHEUT HALIL DINE HABILAJ (1918–1944)
Lindi në Kallarat më 1918. Vitet e Luftës e gjetën me shërbim në radhët e xhandarmërisë në qytetin e Korçës. Bie në kontakt me njerëzit e Partisë Komuniste dhe, nën ndikimin e tyre, lidhet me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe ndihmon lëvizjen ilegale në qytet. Veprimtaria e tij diktohet, prandaj detyrohet që në mars 1943 arratiset dhe bashkohet me shtabin e qarkut të Korçës. Vritet më 20 janar 1944 në Protopapë në luftime me forcat gjermane.
Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit nr. 40 datë 7 korrik 1973 shpallet dëshmor i Atdheut.
Marre nga Libri “Enciklopedia e Kurveleshit”