Dalin pamjet, ja si e marrin trupin e pajetë të Jan Prengës pengmarrësit…

Janë siguruar dy foto nga pengmarrja e Jan Prengës, të cilat janë shkëputur nga një video që tregon hapur rrëmbimin e tij.

Pamjet janë siguruar nga Top Channel, ku dhe shihet momenti kur disa persona marrin trupin e pajetë, duke e nxjerrë nga makina.
Ky ka qenë momenti ku konsiston me futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit pa jetë.

Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës ka bërë me dije tashmë se ka të dhëna edhe për rolin e secilit prej të dyshuarve.

Rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi më 17 janar, ku trupi i tij në fakt nuk është gjetur ende. Ndërkohë, të arrestuarit mohojnë akuzat ndaj tyre, përveç Festim Bizhdilit i cili u zbërthye përpara Prokurorisë.

Loading...