Digjet makina, ja dyshimet e para të policisë

Një mjet tip “Volkswagen Polo” është përfshirë nga flakët, në Korçë, pasditen e sotme.

Nga të dhënat e bëra të ditura nga policia dyshohet se zjarri në mjetin e shtetases E.Th, mund të ketë rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Njoftim i plotë:

Korçë
Informacion paraprak.

Më datë 30.11.2018, në orën 17:30, në lagjen nr 4, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen Polo” të parkuar në rrugë, në pronësi të shtetases E.Th, i cili është djegur pjesërisht.

Dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit

Loading...