‘Më ka përdhunuar në sy të fëmijëve, e kam duruar vetëm për jetimët. Kam punuar si prostitutë për ta’ – Rikthehet historia e Faik Çekrezit nga Tirana

Rikthehet historia e Faik Çekrezit nga Tirana në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. Një ditë më parë, 65-vjeçari ndau në studion e emisionit jetën e vështirë, varfërinë ekstreme, braktisjen e fëmijëve dhe njohjet me ish-gratë e jetës. Njëra prej tyre, ajo që i rrëmbeu zemrën Faikut ishte biondja nga Librazhdi, e cila u vetëofrua të kujdeset për fëmijët e tij.
Sapo ajo u njoh me historinë e Faikut, kontaktoi redaksinë e emisionit për t’u përballur me ish-burrin, të cilin e akuzon për dhunë dhe abuzim seksual. Në një rrëfim të pazakontë, përballë autores së emisionit Evis Ahmeti, 47-vjeçarja Lirie Dosku tregoi detaje rrëqethëse, që nga njohja me Faikun, deri te jeta në rrugët e Italisë.

Përballja ‘live’ ka sjellë emocione dhe detaje të padëgjuara rreth jetës së vështirë të gruas. “Gjithë jetën jam dhunuar nga meshkujt, shpreh Liria në këtë rrëfim”, thotë Liria.
PËRBALLJA
Lirie Dosku: U nisa për Shqipëri në janar. Kam blerë një shtëpi pas 47 vjetësh, shkova të çlodhem. Shkova të kujdesem për nënën time. Aty më vjen një zonjë e varfër. Mu dhimbs shumë sepse mu kujtuan vuajtjet e mija. I bleva një lavatriçe. Motrën e kisha në gjendje të rëndë. Shkova ta vizitoja. Kur pashë motrën në sallën e operacionit më ra të fikët. Unë nuk isha ajo që i ka vjedhur zemrën. Zemrën ma vodhën ata dy jetimët dhe ish-gruaja e tij që e la në mes katër rrugëve. Unë jam rritur jetime deri në moshën 13 vjeçe. Jam torturuar dhe kam tentuar të vetëvritem nga torturat e vjehrrit. Doktori bëri të pamundurën për të më shpëtuar jetën. Atë ditë që hapa sytë, i thashë nënës mos më ço më në shtëpi. U nisa për te shtëpia e gjyshes në Librazhd, rrugës na ndoqi një burrë nga fshati Dritaj në Librazhd. Na ndoqi mua, nënën dhe motrën deri te shtëpia e gjyshes. Familja e njihte dhe ai donte të më merrte. Më mori dhe më çoj në shtëpinë e tij në fshatin Dritaj në Librazhd. Më mbante të mbyllur. Shtëpia ishte e pozicionuar në një vend ku ishin gjitha tokat e fshatit. Pashë një grua që mbante dy fëmijë, njëri 3 vjeç dhe tjetri 5 vjeç. Një ditë zonja më ndalon dhe më kërko të flasim. Unë rrihesha vazhdimisht nga njerku sa herë e takoja këtë grua. Ajo më tha: jam gruaja e Faik Çekrezit dhe jam torturuar. Kjo zonjë e di vetë sesa ka vuajtur me Faik Çekrezin. Ai është një mostër. Më vjen keq që gënjen popullin shqiptar. Në momentin që u ndodh Faiku përpara meje, i thashë: dua të flas me ty. Në atë moment i them Faikut: më hap derën, ai më thotë s’kam çelësa, por futu nga dritarja. Filloi të bëjë ato që ka bërë 10 vite në trupin tim. I thashë jam këtu për fëmijët e tu, jo për ty. Faiku më nxirrte çdo natë me djalin tim nëpër strehat e shtëpisë, sepse donte të më përdhunonte në sy të fëmijëve. Filloi violencën ndaj meje. Për 10 vjet më ka përdhunuar në sy të fëmijëve. Unë e kam pranuar atë person për fëmijët. Pa dëshirën time ka kryer gjithmonë marrëdhënie seksuale. Ai e kishte 24 orë në 24 atë program. Kam bërë 18 aborte. Faik Çekrezi e di mirë, që në ‘94 hyri në burg për ish-të dashurën. Provat janë në Pogradec. Edhe për tentativën timë për vetëvrasje janë provat në Gramsh. Faiku vidhte nëpër të dashura. Le të thotë të vërtetën. Burri i ish-të dashurës e ka kapur me gruan. Ai e akuzoi jo për tradhti, por për vjedhje. Kam qëndruar 10 vite e dhunuar dhe e torturuar me këtë burrë. Vetëm për ata dy jetimë. Boll mi ka cenuar ata fëmijë. Ju lutem më ndihmoni!

Faik Çekrezi: Ti je femër dhe i dëgjon gjërat më imët nga mua. Kjo ishte një yll, pse duhet të shkoja nëpër të tjera femra. Është e vërtetë që zonja ka hyrë nga dritarja. Është e vërtetë që ka punuar edhe në lopatë me mua, është e vërtetë që ka rritur jetimët e mi, edhe unë kam rritur të sajtë. Ama, që Liria është martuar 4 herë para se të vinte te unë, janë shijet e saj. Më tha: më intereson të rris këta dy fëmijët. Liria punonte në hamall me mua. Nuk kisha pse ta përdhunoja, pasi erdhi me dëshirë te unë. Nëse është e vërtetë, njoftoni policinë të kalbem në burg. Nuk e mora nga rruga me zor. Kam ushtruar dhunë fizike. Nuk e them për t’u mburrur. Kur Lirien e kam kapur disa herë në gabimet e saj, kur punoja në Greqi dhe në Librazhd e gjeja me shoferët e Vlorës. Ishte grua e vuajtur. Nuk ishte jetime, por me baba të ndarë.

Lirie Dosku: Unë sapo kam shkuar në Itali kam punuar punonjëse seksi. Këtë profesion e kam ushtruar janari i 99-ës, deri me 17 nëntor. Kam pasur katër fëmijë në kurrizin tim. Kam punuar si skllave 24 orë për të demonstruar asistencën sociale. Për të treguar kush është Lirie Dosku. Fëmijët përfunduan në institut. Unë kam pesë fëmijë. Fëmijët i ka birësuar shteti Italian, jo Liria. Me të gjithë fëmijët kam kontakte. Jam shumë dakord me vajzën. E ëma e ka lënë gjashtë vjeçe. Vajzën e kam lënë 14 vjeçe në Shqipëri dhe nuk e kam parë. Doja ta bashkoja me kalamajtë e tjerë. Gjithmonë kam diskutuar me fëmijët që mos të ndjekin rrugën e Faik Çekrezit. Unë me vajzën kam komunikuar mbrëmë me sms. Janë të vërteta këto që të them. Kam qenë gjithmonë në luftë me fëmijët, sepse mi mori asistenca sociale. Sot e kanë kuptuar fëmijët që jam një njeri shumë i mirë.

Faiku: Asistenca sociale tha nuk mund të rriten me një nënë prostitutë. Nuk do më mbroni si avokate, por sepse është femër ajo.

Lirie: Unë thashë në fillim që për ata fëmijë nuk e braktisa. Kur erdhi Faiku me kalamajtë unë mblidhja lekë për borxh. Faiku më mori 6 milionë lireta dhe iku. Fëmijët përfundojnë në institut. Nuk kisha çfarë të bëja më. Ai akoma sot do të kthehet me mua. Por është e pamundur. Faikun e kanë kthyer në Shqipëri autoritetet italiane, sepse kur erdhën në shtëpi më gjetën me gisht të prerë me thikë. I thanë do qëndrosh 700 metra larg zonjës.

Faiku: Të gjitha fajet i kam unë, i mbaj unë përsipër. A qe vajza ime që para disa muajsh mori patentën. Si qenkam kaq i keq?! Nuk e mohoj që kam faj. Para një viti Liria më merr në telefon. Nëse e përdhunoja unë, çfarë donte në Tiranë kjo? Në telefon flisnim. Para katër muajve ka qenë në shtëpinë e vëllait tim!

Liria: Më kërcënonte me sms. Më shkruante fjalë skifoze dhe unë u detyrova t’ia bllokoj numrat.

Faiku: Më jepni dhe mua të drejtën kur më takon. Liria ka bërë mrekulli, ka rritur fëmijë, por ka gjëra që s’janë të vërteta. Pse nuk thua: u shit ajo vajzë pa lejen e babait? Fëmijët ishin në institut dhe i takoja një herë në jave. Ju faleminderit shumë për gjithçka. E gjej vetë formulën ku do vete sot. Ajo të tregojë të vërtetën që është martuar disa herë. Të njoftoni policinë dhe të dalë e drejta. 90 herë e martuar dhe e virgjër ajo!

Lirie: Unë nuk jam për t’u dënuar. Jam një person që duhet të më njihni kush jam. Faik Cekrezin e mora për hatër të fëmijëve. Doja të bashkohesha me të në 2009 për hatër të fëmijëve, sepse nuk më intereson Faiku.

Kam një mesazh për gjithë shqiptarët. Femrat shqiptare të mos lejojnë që t’i prekin këto lloj mostrash. Unë fëmijët i solla në Itali dhe mi rriti shteti italian. Policia shqiptare më ka dhunuar. Kam dëshmitarë. E kam mbajtur atë mostër për fëmijët. I jam mirënjohëse shtetit italian për mbështetjen.

(BalkanWeb)

https://www.youtube.com/watch?v=5zX4wKqzOTI&feature=emb_title

Loading...