OFL bllokon makinat e blinduara te ‘padrinos’ së Vlorës !

Policia e Vlorës ka bllokuar 10 makina të blinduara gjatë kontrolleve në qytet. Vendimi për sekuestrimin është marrë sot dhe makinat i përkisnin personazheve të njohura të nëntokës në Vlorë.

Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Nga burime pranë OFL se dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt.

Ky i fundit u vra në një atentat mafioz një vit më parë në Durrës bashkë me shokun e tij.

Gjatë orëve të fundit, policia ka verifikuar rreth 400 mjete në lidhje me dokumentacionin dhe pronësinë në qytetin e Vlorës.

Vrasja e Edison Harzizajt:
Policia e Durrësit ende nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e vrasjes së 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj dhe të shokut të Tij, Genci Çaçi

Edison Harizaj i njohur edhe si “padrino i Vlorës” u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit në dalje të Durrësit pasi u ndoq nga autorët teksa udhëtonte për në Vlorë. Bashkë me 39-vjeçarin humbi jetën nga plumbat edhe shoku i tij Genci Çaci, i cili ndodhej në makinë me objektivin e atentatit.

Makina e përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit, është lënë e braktisur në trotuar pranë godinës së policisë.

Edison Harizaj është hetuar nga policia dhe Prokuroria e Vlorës për disa ngjarje të rënda në këtë qytet përfshirë edhe zhdukjen e Albano Xhaferrit në qershor të këtij viti, por pa gjetur prova për ta arrestuar.

Më shumë se 40 persona janë shoqëruar pas atentatit të ndodhur pesë ditë më parë por më pas janë lënë të lirë, pasi policia nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre. Pistat kryesore që po hetohen janë hakmarrja dhe eliminimi për konflikte mes grupeve kriminale.

Loading...