Vlorë- Zetori zë poshtë 50-vjeçarin duke punuar tokën në fshatin…

Një 50-vjeçar është plagosur ditën e sotme teksa punonte tokën bujqësore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, ku zetori e ka zënë poshtë burrin.

Raportohet se i lënduari është dërguar me ugjencë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Theksohet se 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I lënduari A.Gj., ka marrë plagë të shumta në trup.

Loading...