Një ngjarje horror është regjistruar në shtetin e Australisë mëngjesin e sotëm.
Ish-ylli i Rugby, lojëtari i skuadrës së NRL Roëan Baxter ka ndërmarrë një akt fatal vetëflijimi, duke shuar komplet familjen e tij.
Baxter ka lyer makinën e tij brenda e jashtë me benzinë dhe i ka vënë flakën, ndërkohë që brenda saj ndodhej ai së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët Aaliyah 6 vjeç Laianah 4 vjeç dhe Trey 3 vjeç.
Sipas dëshmitarëve, Baxter i kishte vënë flakën makinës dhe më pas ishte futur në të, për t’u djegur i gjallë së bashku me familjen e tij. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje.
Ndërsa ish-lojtari goditi veten në stomak, teksa shikonte fëmijët e tij duke u djegur në makinë.
E ndjera bashkëshortja Hannah Baxter, 31 vjeç, u hodh nga automjeti duke bërtitur ‘ai derdhi benzinë mbi mua’.