Thinjosh!
Ne terbim qesh!
Portat suferines ja hap skaj me skaj!
Jeten m’a ben me te voglen grimce!
Ta presesh suferinen ne gji te detit!
Te mbulohesh i teri prej mjergulle!
Diku,
diku,
shigjeta rrufesh te cajne kete mjergull.
Te kapesh me thonj,
ne gushe,
ne qafe,
ne kurriz,
ne kreshpe, te dallges,
me te vetmin synim, te marresh nje aksh fryme.
Te biesh serish ne fund te dallges, e mos te shohesh dot para.
Te vazhdosh te qeshesh,
me jeten, me detin!
Kur!
Gjithe qenia,
cdo muskul,
cdo qelize,
mendja e shpirti,
te impenjuar ne maksimum,
te kapesh nje cast te vetem!
Ate te nje fryme-marrje tjeter.
Faleminderit det per kenaqesine qe me dhuron!Arben Abazaj
Loading...