Sot, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare!Respekt për gjuhën tonë, e cila është tipari i vetëm që na dallon prej të tjerëve dhe na bashkon ne shqiptarët në një komb!

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, është rasti t’u drejtohemi shkollës, shtypit dhe të gjithë atyre që janë përfshirë në ligjërimin publik, me thirrjen që të tregojnë respekt për gjuhën tonë, e cila është tipari i vetëm që na dallon prej të tjerëve dhe na bashkon ne shqiptarët në një komb.

Thirrja jonë i drejtohet edhe shtetit që të kujdeset për gjuhën, në radhë të parë, duke miratuar ligjin përkatës, i cili do t’u jepte zgjidhje shumë problemeve, duke krijuar një mjedis të pastër nga ndotjet gjuhësore e shkeljet e normave të gjuhës letrare.

Dhe deri në miratimin e këtij ligji jemi të mendimit që shteti të kthejë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 1978/
Prof. dr. Rami Memushaj, Gazeta Shqiptare.

Loading...