Një vajzë e re ka ndërruar jetë pak orë pas lindjes së djalit të saj në Tiranë…
Heris Meço, 23 vjeç nga qyteti I Lushnjes ka lindur në një spital privat në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë në kryeqytet dhe nuk është bërë publike në asnjë prej mediave.
E reja lindi djalin e saj më datë 14 shkurt dhe pasi ra në koma 13 orë pas lindjes, mëngjesin e së hënës ajo ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë publik nga familjarët e vajzës, ndërsa në një postim xhaxhai i saj shkruan:
Heriss, zemra xhaxhit pse na e bere kete pse na ike keshtu psee, o motra ime o bija ime po xhaxhi te do shum o shpirt un po prisja te vija ne dasem o herissss, o shpirtiii im o engjell im na lendove na vr ave te gjithve”.
JOQ shkruan se bëhet fjalë për spitalin Amerikan në Tiranë, lidhur edhe nga komentet e qytetarëve.
Në to shkruhet se ngjarja ka ndodhur pasi mjekja përgjegjëse e spitalit privat nuk i kishte bërë gjilpërën e hollimit të gjakut pas lindjes.