Një ngjarje tr agjike është regjistruar në Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pas shqetësimeve që kishte ndjerë në orët e mësimit.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Osvaldo Kenga, 19-vjeç, banues në San Vito Lo Capo ishte student i Institutit të Hoteleve në Erice.
Ai ndodhej në klasë kur ndjeu shqetësimet e para, ku më pas u transportua në urgjencën e Trapani, ku më pas iu bashkuan familjarët e tij. Ai u tha mjekëve: “Kam dhimbje në kokë, fyt dhe qafë”.
Raportohet se 19-vjeçari i ishte nënshtruar disa kontrolleve, por befas pati një at ak kardiak, duke ndërruar jetë menjëherë. Prokurori i Trapani ka hapur një hetim dhe ka urdhëruar një autopsi të të riut.
Trupi tani është në morgun e spitalit Sant’Antonio Abate. Pjesëtarët e familjes së djalit, dhe miqtë e tij, që e quanin Aldo kërkojnë të dinë se çfarë mund të ketë shkaktuar një vde kje kaq të papritur.