Ky është 7-vjeçari që mund të interpretoje të gjithë ‘Lahutën e Malcis’, zeri i tij, është thirrje kushtrimi për Rininë Shqiptare

Me vargjet e At Gjergj Fishtës, në Tv-Klan, ‘Në kurthin e Piter Panit’”me Alketa Vejsiun, gjeniu 7-të vjeçar, Nikoll Prendi, që interpreton gjithë “Lahutën e Malcis” 3000 vargje i rreciton pa u ndalur.

Zeri i Nikoll Prendit, është thirrje kushtrim për gjithë Rininë Shqiptare, për vlerat e veprave të At Gjergj Fishtes.

🇦🇱Un kam ruejtë gjuhën shqiptare;
🇦🇱un kam mbajtë doke e kanu,
🇦🇱e as për pare, as për timare,
🇦🇱gjak e t’ Parë s’ i kam mohu’.
🇦🇱Gjergj Fishta: “Lahuta e Malcìs”), f. 110.

Gjeniu Nikoll Prendi, është fëmija i vetëm shqiptar në botë, që mund të interpretoje gjithë “Lahuten e Malcis” dhe shumë vargje nga gjithë veprat e tjera të Fishtës, duke thyer rekordin “Gines”, si i vetmi fēmijë në botë, që interpreton 3000 vargje At Gjergj Fishtës, pa u ndalur.

I lindur me 24 tetor 2012, Nikoll Valentin Prendi, feston ditëlindjen e tij, një ditë mbas ditëlindjes të At Gjergj Fishtës që(23 tetor). Nikoll Prendi është me origjinë nga Gojani që njihet historikisht vëlla me vendorigjinen e Fishtës, Domgjonin e Mirditēs. Nikolli i vogël banon në Balldre-Lezhë.

Ashtu sikur At Gjergj Fishta, me emrin e fëmijerisë Zef, (Zefi i Ndok Simon Ndoc Pacit), që në moshë 6-tê vjeçare shquhej për intiligjencën e tij, edhe intiligjenca e fëmijes Nikoll Prendi, ra në syrin e familjarve të tij, sepse Nikolli që në moshë ketër vjeçare, kishte aftësi të mesonte vargjet e Fishtës, nga Tv dhe You-Tube, ku prinderit e Nikollit Valbona dhe Valentin Prendi, kujdeseshin që Nikolli të degjonte aktorët me emer, që interpretonin Fishtën, dhe verejten se Nikolli i vogēl kishte aftësi ti mësonte shumë shpejt dhe ti rrecitonte vargjet e Fishtës të Madh.

Në moshën 6 vjeçare, Nikoll Prendi ishte një ekselent në shkollë, sa pēr një kohë të shkurtër, Nikolli filloi të lexonte dhe të interpretonte perfekt vargjet nga veprat e Fishtes dhe sot Nikolli 7-të vjeçar, interpreton gjithë “Lahuten e Malcis” dhe vargje nga gjithë veprat e Fishtës.

Loading...