Sot është një ditë e trishtuar për moderatoren e njohur të Top Channel dhe “Dua të të bëj të lumtur” , Arbana Osmani! Përmes një postimi në Instastory-n e saj personal, pak pas mesnate, ajo ka ndarë me të gjithë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të gjyshes së saj.
Përmes një fotoje ku shfaqen të dyja bashkë, Arbana ka shkruar në foto: “Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”. Dihet tashmë se raporti mes gjysheve dhe nipërve është një nga më specialët në botë.
Lidhja e moderatores së njohur me gjyshen e ndjerë ka qenë dukshëm e veçantë, për sa kohë që ajo e ka ekspozuar shpesh atë përmes dedikimesh dhe postimesh të ndjera në rrjetet sociale.
Loading...