E pabesueshme, BMW-ja bie nga kati i tretë,shikoni fotot

Dy shoferë në Los Anxhelos ishin me fat pasi makina e njërit ra nga kati i tretë i një parkimi mbi tjetrën, por të dy mbijetuan për mrekulli.

Shoferi i makinës tip BMW X3 ishte duke parkuar kur doli nga perimetri i sigurisë, u përmbys në ajër dhe ra mbi një tjetër SUV, tip Nissan.

Imazhet tregojnë njollat e gjakut pranë dy makinave, por vetëm shoferi i BMW-së shkoi në spital me lëndime të lehta.

Ndërsa shoferja e Nissan-it, bashkë me dy qentë e saj, nuk u lëndua fare.

Eshte ende e paqartë se si makina ka arritur të kalojë barrierën e sigurisë, prej betoni, por dëshmitarët që panë ngjarjen thanë se kishte ndodhur si në filma.

Ndërsa një grua tha se nga zhurma kishte menduar se kishte rënë tërmet.

Loading...