Insektet besohet se kanë ardhur nga Arabia Saudite si pasojë e një stuhie të fuqishme.
Në pamjet e bëra virale, shikohen miliona karkaleca teksa qëndrojnë në pjesën e përparme të xhamave të makinave, ndërkohë që qielli thuajse u errësua si rezultat i prezencës së tyre.
Insektet ishin nisur drejt Qassim, Mekë dhe Riad, por një stuhi e fortë i detyroi që të ndryshonin drejtim dhe të përfundonin në Bahrein.
Departamenti për Agrikulturë dhe Resurse Detare, konfirmoi se “pushimi” i insekteve nuk ka shkaktuar dëme.
Loading...