Italia ka hyrë në ditën e dytë të makthit nga koronavirusi. 11 komuna të rajoneve të Lombardisë dhe Venetos në veri të Italisë, në të cilat jetojnë mbi 50 mijë banorë, janë izoluar.
Deri tani virusi ka i ka marre jeten tre shtetasve italianë, një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi, ndërsa viktima e fundit u raportua në Cremona. Raportimet që përditësohen minutë pas minute flasin për 132 persona të infektuar.
Infeksionet nga koronavirusi po rriten me shpejtësi në Itali. 140 persona kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 89 janë në Lombardi dhe 24 në Veneto. 25 prej tyre janë shtruar në spital në kujdes intensiv.
Vazhdon testimi për personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit. Ndërkohë, veriu i Italisë është vetëizoluar.
Në qytetet e shpërthimit ndalohen hyrje-daljet.
Universitetet dhe shkollat u mbyllën për një javë në Lombardi, Veneto dhe Piemonte.
Ndërkohë janë pezulluar karnavalet në Venecia.Vo ‘Euganeo do të izolohet, citon ora news.