Byrek me spinaq, jeshilliqe, vezë dhe djath të bardhë

PËRBËRËSIT
400 gr miell
gjalp
200 dl ujë
pak kripë
spinaq
12 lloje produktesh të ngrënshme, bimë dhe produkte si: spinaq, qepë të njoma, sallatë jeshile, presh, etj..( numërohen spinaqi 1, veza 2, djathi 3, mielli, qepë e njomë 4, kripa 5, gjalpi 6, vaji 7, dhe të tjerat i zëvendësojmë me pak psh sallatë jeshile 8, presh 9, majdanoz 10, koper 11, ka mundesi edhe gjethe luleje por këto të fundit në një masë të vogël sa një kokërr orizi, pra të gjitha këto përbërës bëjnë 12 lloje )
PËRGATITJA
1
Vendosim në një enë miellin e situr 400 gr miell, pak gjalp, 200 dl ujë dhe 10 gr kripë ose sipas dëshirës dhe shijes, pra zihet brumi i byrekut me të gjitha këto përbërës, punohet mirë e mirë me duar derisa bëhet elastik, më pas i hedhim në mes pak gjalp dhe e punojmë prap me duar, më pas bëhet mbushja e byrekut. psh me spinaq, pasi e kemi grirë spinaqin i hedhim vezë dhe djath të bardhë të bërë ne thërrime.
2
Hapet brumi në peta dhe spinaqi hidhet në dy pjesë të byrekut shtrohet, siç bëjmë zakonisht nëpër shtëpitë tona, më pas marrim 12 lloje bimësh jeshile të ngrënshme si ( numërohen spinaqi 1, veza 2, djathi 3, mielli, qepë të njoma 4, kripa 5, gjalpi 6, vaji 7, dhe të tjerat i zëvendësojmë me pak psh sallatë jeshile 8, presh 9, majdanoz 10, koper 11, ka mundesi edhe gjethe luleje por këto të fundit në një masë të vogël sa një kokërr orizi, pra të gjitha këto përbërës bëjnë 12 lloje këto futen nëpër byrek pa u kuptuar shija e tyre pasi prishin shijen e byrekut.
3
Byrekun e fusim për tu pjekur në furrë dhe pasi është pjekur e lemë pak të ftohet dhe e persim në rracione në formë trekëndëshash.
4
Më pas fusim lekun poshtë byrekut të mbështellë me një letër për higjene kuptohet, por e zonja e shtëpisë këtë e bën pa praninë e askujt, në fshehtësi që të mos e shohi njeri .. sipas traditës tepsinë e byrekut e rrotullojmë tre herë në prani të të gjithë pjestarëve të shtëpisë dhe këta të fundit zgjedhin një trekëndësh byrek dhe më pas e zonja e shtëpisë me një thikë ngre një për një pjesët e byrekut për të parë se ku ndodhet leku dhe atij personi që i bie leku ai është personi me fat ne nga të gjithë pjestarët e familjes për atë vit .

Loading...