Tërmet i fortë godet Italinë

Italia nuk po përballet vetëm nga pasojat tragjike që po lë koronavirusi.

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës rihter ka tronditur Italinë.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.7 të shkallës rihter, 58 km nga Catanzaro, në pjesën jugore të Italisë. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Për momentin, emergjenca e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese. Nga e shtuna në mbrëmje, qeveria italiane miratoi një dekret për izolimin e vendeve prej ku shpërthyen rastet e të infektuarve.

Për momentin nuk është e mundur të futesh apo dalësh në 11 komuna në rajonin Veneto, dhe rreth 50 mijë banorë po mbahen të bllokuar. Zonat e izoluara po menaxhohen nga policia dhe, nëse është e nevojshme, edhe nga ushtria, me sanksione penale për ata që shkelin aktet e dekretit.

Loading...