Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg 55 nga 87 të arrestuar apo të proceduar pjesë e dosjes ”Fati i Lojërave”.
Mes personave të cilëve u është dhënë arresti me burg është dhe Gramoz Murataj, i njohur si bosi i lojërave të fatit dhe basteve në Tiranë.
Për më tepër 27 persona janë lënë në arrest shtëpie kurse 5 në detyrim paraqitje.
Ndër të tjera gjatë operacionit të koduar policor ”Fati i Lojërave”, Policia katër ditë më parë vendosi në pranga 115 persona në 8 qarqe të vendit nga të cilët biznesmenë, administratorë, menaxherë lokalesh apo dhe punonjës të thjeshtë duke sekuestruar edhe 172 milion lekë. Po ashtu 24 të tjerë u proceduan penalisht kurse 2 u shpallën në kërkim.
Në Tiranë Gramoz Muratajt ju gjet një sallë ku u kapën në punë të zezë 6 punonjës si dhe 20 monitorë, 17 DVR dhe iu sekuestruan 170 milion lekë të grumbulluara nga bastet.
Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale.