Koronavirusi – Rreziku sipas grupmoshave dhe gjinisë

Përhapja e virusit përtej kufijve të Kinës, me shpejtësi të madhe, ka detyruar shumë vende të botës të marrin masa të forta për të mos lejuar sëmundjen e ngjashme, me gripin të kthehet në pandemi.

Deri më tani, koronavirusi i ka marrë jetën më shumë se 2663 njerëzve, ndërkohë që të prekur janë rreth 80 mijë të tjerë.

Pavarësisht rrezikshmërisë së lartë të tij, ka patur mjaft raste të cilat ia kanë dalë të shërohen plotësisht.

Nga të dhënat e deritanishme, ka një grupmoshë më të prekur dhe më të rrezikuar se të tjerat.

Nisur nga të gjithë 72.314 raste të COVID-19, të konfirmuara e të dyshuara në Kinë që nga 11 shkurti, një letër e lëshuar nga KCDC-ja kineze (China Central Depository & Clearing) në 17 shkurt dhe e botuar në Revistën Kineze të Epidemiologjisë ka arritur në përfundimin që rreziku ndryshon bazuar në moshën e njeriut.

Në listën më poshtë, përqindja paraqet rrezikun e vdekjes sipas grupmoshave, nëse dikush rezulton i prekur me COVID-19.

Pra përshembull, grupmosha +80 ka 14.8% shanse për të vdekur nëse preken nga koronavirusi.

Për fat të mirë, nuk ka patur asnjë rast fëmijësh të prekur nga virusi deri më tani.

Sipas gjinisë, burrat kanë 2.8% shanse për të vdekur nëse preken nga virusi, kurse gratë 1.7%.

Loading...