Gaforrja
Në disa momente mund t’iu dalin edhe probleme gjatë kësaj dite, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Do ja kaloni mirë pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione të veçanta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’iu gënjejnë e t’iu mashtrojnë.
Jeta profesionale nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Vonesat që keni pasur nuk do ju çojnë aq shpejt në objektivat që keni parashikuar. Bëni durim, por mos i ndalni asnjë çast përpjekjet. Mërkuri do ju ndihmojë në planin financiar dhe do ua bëjë më të qarta mendimet. Gjendja do të stabilizohet shpejt.
Shigjetari
Nuk do ju pëlqejnë aspak komandimet gjatë kësaj dite dhe as ata që mundohen t’ua hedhin. Për fat të keq suksesi nuk do jetë në anën tuaj. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin që keni bërë aq më të lehtë do e keni të rivendosni qetësinë.
Ju beqarët do realizoni takime të jashtëzakonshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë duhet të respektoni çdokënd që keni pranë dhe të keni më shumë besim tek ata. Dijeni se të vetëm nuk keni për të arritur shumë. Në planin financiar do jeni të detyruar të bëni kujdes që gjendja të mos ketë më shumë tronditje