Përshëndetje e dashur.
E ke bezdi të të them e dashur?
Ka disa parime themelore që dua të ti them dhe mos u çmend me to. Nuk është i bukur, nganjëherë djali im është manipulues por ai ra në dashuri me ty.
Ai dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ty. Të lutem mundohu ta bësh të lumtur e mos ta mërzitësh djalin. Burrat thjesht duan vëmendje dhe kujdes të veçantë dhe nëse arrin ti bësh mirë këto, do kesh një martesë të qet
Ai ka jetuar me mua, babain dhe motrën e tij prej shumë vitesh dhe mund të them që është paksa nevrik. Në raste të tilla ti vetëm ruaj qetësinë dhe injoroje. Ti do mendosh se unë po mendoj vetëm për të, por ja ti do jesh nusja me vello dhe të gjithë do e kenë vëmendjen tek ty.
Ti do jesh princesha e dasmës tënde. Ndërsa dhëndri nuk është dhe aq i rëndësishëm se si duket, çfarë ka veshur, si po ndihet dhe këto vetëm një nënë i ndjen e i shikon.
Martesa është bashkimi i dy njerëzve duke e kthyer në marrëdhënien më të shenjtë në Tokë. Dasma nga ana tjetër është festimi rreth formalizmit tuaj dhe shpalljes publike të dashurisë dhe angazhimit.
Dasma do jetë dita më e lumtur e jetës tënde por mos i bëj gjërat vetëm sipas planeve të tua. Dëgjoje njëherë se çfarë dëshiron edhe dhëndri.
Ai vjen nga një familje që e do muzikën dhe festat. Ne të gjithë shpresojmë të gëzojmë në festën e jetës së tij. Di të kërcesh Tangon? Duhet ta mësosh se ne e kemi traditë… Në gjithë këtë, ti fitove pasi më zhvendose zyrtarisht nga të qënurit gruaja më e rëndësishme në jetën e djalit tim.
Mos më beso po deshe, po kanë kaluar vite që jam munduar të rris një djalë me kulturë, me vizion, me ide. Nuk do të të shpall luftë, unë e di vendin tim dhe do bëj çmos për të të respektuar. Duaje burrin tënd, më shumë se kushdo. Por edhe familjen mos e harro.
Djali im do të të trajtojë si princeshë, se mbretëreshë jam vetë. Po e mbyll letrën se besoj që mësove shumë gjëra. Të pres në altar me dashuri… Vjehrra jote ose më mirë shoqja se nuk dua të dukem si e moshuar.