Ndryshohen shefat e disa komisariateve të rëndësishme në Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar sot lëvizjen e disa shefave të komisariateve të rëndësishme në Shqipëri.

Janë ndryshuar shefat e komisariateve të Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Shijakut.

Në Vlorë deri tani mësohet se Olti Zeqo do të zëvendësohet nga Edmond Pjetri.

Kurse në Elbasan emërohet shef komisariati Ermal Lila.

Emiliano Pashai nga Elbasani do të emërohet shef në Shijak dhe zëvendëson Arben Alikon i cili ka shkuar shef Sektori ne Drejtorinë e Policisë Durrës.

Në Durrës nuk do të jetë më shef komisariati Saimir Duro.

Loading...