Arr.estohet shqiptari në Itali – Qëlloi me ar.më makinën e karabinierëve

Policia tha se një shqiptar u arrestua në Brindizi pasi ndaj tij rëndonte akuza për “vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe për qëllim me armë drejt policisë.

Mediat italiane shkruajnë se Rigent Xhixha u arrestua në 4 shkurt të këtij viti në qendër të Brindisit pas disa ditësh ndjekje nga karabinierët.

Ai u bë pjesë e një shkëmbimi zjarri me policinë me 30 janar te ketij viti. Policia po e ndiqte atë në qytetin e Teramos.

Ai doli nga makina ku ndodhej dhe filloi të qëllonte me armë zjarri drejt tyre teksa largohej.

Shqiptari arriti t’ju ikë autoriteteve, derisa u kap në apartamentin e tij në Brindizi. Gjatë kontrollit në banesë, Xhixhës iu sekuestrua edhe arma, me të cilën ai qëlloi drejt policisë.

Loading...