Policia italiane ka realizuar me sukses një operacion, duke arrestuar dy shqiptarë për trafik droge.
Arrestimet janë kryer nga karabinieria e Savonës, të cilët ndaluan shtetasit nga Shqipëria në kushtet e flagrancës.
Në pranga kanë përfunduar shqiptarët me inicialet M.F., 31 vjeç, dhe M.A., 27 vjeç, të cilëve iu është gjetur lëndë narkotike e ambalazhuar, raportojnë mediat në vendin fqinj.
Arrestimet janë kryer pranë zonës të njohur si Niza.
Dozat e kokainës janë gjetur në banesën ku jetonin të rinjtë shqiptarë.
Loading...