Pesë persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Milwaukee të shtetit amerikan, Wiskonsin.
Burimet bëjnë të ditur se sulmuesi i dyshuar vdiq nga “plagët e vetëshkaktuara”.
Ky i fundit u identifikua si banor i qytetit Milwaukee, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.
Incidenti nodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors. Kryetari i Milwaukee, Tom Barrett, u shpreh se “ishte një ditë tragjike për qytetin”.
Ai e cilësoi incidentin si një “akt të tmerrshëm”. Shefi i policisë në Milluoki, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet”. Ai deklaroi se sulmuesi ishte një “vrasës i lig”.