Rita Lati i kthehet ashpër Rozës në mes emisionit: ‘Na çave tr.apin’

Këtë të mërkurë Roza dhe Rita Lati ishin të ftuara në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, për të treguar se pse deri më tani e kanë refuzuar që t’i drejtohen martesës.

Gjatë emisionit, Roza është pyetur se si e ëndërron propozimin ideal për martesë dhe ndërkohë që po tregonte e ëma ka ndërhyrë.

Do të doja valët e detit, do të doja gjethet e palmave që pushpurisin.

Do të doja shampanjë, shalqi, luleshtrydhe…”, po tregonte Roza ndërkohë që Rita e ka ndërprerë duke i thënë “Na çave trapin”.

Ky moment mes dyshes ka shkaktuar shumë të qeshura në studio dhe si gjithmonë nënë e bijë kanë arritur të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.

Loading...