Dy persona humbën jetën pasi një zjarr i madh përfshiu një pallat 8 katësh në provincën e Milanos.
Viktimat ishin të moshës 52 dhe 80 vjeç.
Rreth 24 persona u përfshinë nga ky incident. Shtatë persona u dërguan në dhomën e urgjencës.
Në pallat jetonte edhe një person me aftësi të kufizuara, i cili nuk kishte nevojë për transport në spital.
Flakët nisën nga një apartament në katin e tretë, ku jetonin katër persona.
Shtatë autoambulanca ndërhynë në vend. Karabinierët dhe zjarrfikësit erdhën gjithashtu me ekipe të ndryshme.
Ndërkohë familjet që jetonin në pallat janë evakuuar në një palestër ngjitur.
Loading...