Meta: ‘Interesi im është vetëm Kushtetuta. Për Monikën më ka humbur interesi që kur la mandatet, duke më gënjyer mua’

Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion”, nëse ekziston mundësia e një koalicioni mes Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës, për zgjedhjet e ardhshme.

Duke mos dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, Meta tha se ka zero interes për këtë çështje, pasi interesi i tij është vetëm Kushtetuta.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit theksoi se i ka humbur interesi edhe për bashkëshorten e tij, që kur mori vendimin për të djegur mandatin.

“Zero interes, interesi im është vetëm Kushtetuta. Për Monikën më ka humbur interesi që kur la mandatet, duke më gënjyer mua. Por, mesazhin që i kam dërguar Monikës dhe Vasilit, do ua tregoj”, tha Meta.

Loading...