Ndaj ky eshte nje lajm i mire qe nuk i prish planet për ata të cilët kanë menduar të udhëtojnë.
Sherbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në orët e pasdites.
Por pritet që temperaturat e mëngjesit të jenë të në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga veriperëndimi shpejtësi mesatare deri në 5m/s.
Edhe dita e Diel do të nisë me mot kryesisht të qendrueshëm, por në mesditë gradualisht nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intesitet të ulët do të prekin zonen jugore dhe atë veriperëndimore.
Era me shpejtësi mesatare 5-8m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton intesitet deri në 15-20m/s shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.