Ka arritur ne 29 numri i viktimave nga coronavirusi ne Itali.
Njoftimi u dha nga autoritetet pasditen e te shtunes ndersa njoftohet se numri i personave te prekur ne gjithe vendin ka arritur ne 1049.
Rajoni me i prekur nga perhapja eshte Lombardia. Sipas autoriteteve me shume se 100 persona nga totali i te prekurve po mbahen ne kujdes intensiv per shkak te komplikacioneve qe kane shfaqur pasi jane prekur nga virusi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rriti të premten kërcënimin nga koronavirusi i ri në nivelin më të lartë.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ky hap u ndërmor për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve dhe të numrit të vendeve të prekura, në ditët e fundit.
“Këto zhvillime janë qartazi shqetësuese”, u tha Ghebreyesus gazetarëve në Gjenevë.
“Ne kemi ende shanse për ta frenuar këtë virus, nëse ndërmerren veprime të fuqishme për zbulimin e hershëm të rasteve, si dhe për izolimin dhe kujdesin ndaj pacientëve”, tha ai.
Koronavirusi, i identifikuar si COVID-19, e ka origjinën në qytetin Vuhan të Kinës.
Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete të botës kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar.
Të premten, Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane.
Shifrat e fundit, të raportuara nga autoritetet shëndetësore të secilës qeveri të premten në Pekin, tregojnë se koronavirusi ka infektuar mbi 83,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 2,800 pacientë kanë vdekur.